Drejtori i BB për Ballkanin: Shqipëria, reforma të thella

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ndodhet në një vizitë zyrtare ne Uashington ku po merr pjesë në Takimin Vjetor të FMN dhe Bankës Botërore.

Në ditën e parë të vizitës, pjesë e axhendës ishte edhe një sesion i veçantë kushtuar Shqipërisë me temë: “Shqipëria, rritje ekonomike përmes reformave dhe bashkëpunimit rajonal”.

Në këtë takim ishte i pranishën edhe Patrizio Pagano, drejtor ekzekutiv i BB-së për rajonin e Ballkanit, i cili tha se Shqipëria ka ndërmarrë reforma të thella strukturore.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë reforma të thella struktuore. Bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm  për kapërcimin e sfidave dhe përforcimin e rritjes ekonomike”, tha Pagano.

Ndërsa ministri Ahmetaj foli për një ekonomi në rritje dhe të konsoliduar.

Ekonomia shqiptare ka konsoliduar rritjen ekonomike dhe performancen fiskale. Tremujori i dyte 2016 ka shënuar rritje 3.2% ndërsa të dhëna shumë pozitive për konsumin final të popullatës që gjithashtu ka shënuar rritje.‎ Për herë të parë kemi shënuar balancë primare pozitive, ndërkohë që kemi vijuar uljen e borxhit. Pagimi i detyrimeve të prapambetura është një sakrificë e domosdoshme për financat publike dhe klimen e biznesit. Nuk duhet harruar nga vijmë, për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës. ‎Reformat strukturore, një bazë e shëndoshe për themelet e rritjes afatgjate dhe te qëndrueshme”, tha Ahmetaj.

 

 

SHKARKO APP