Drejtori i Google: Interneti do të bëhet i rëndësishëm si uji apo oksigjeni
Drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike Google, Eric Schmidt në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos deklaroi se interneti së shpejti do të hyjë në çdo pore të jetës njerëzore.
Duke folur për procesin e evolucionit të internetit, ai theksoi se "interneti do të bëhet i padukshëm". "Në një çast gjithkund përreth jush do të jenë aq shumë sensorë dhe pajisje sa që ju as nuk do të ndjeni praninë e tyre. Ata gjithmonë do të jenë të pranishëm", ka thënë Schmidt.
Në fund ka përmendur se interneti në të ardhmen do të jetë i rëndësishëm sa uji apo oksigjeni. Vittorio Colao, kreu i kompanisë Vodafone, është pajtuar me Schmidtin dhe të ardhmen e internetit e ka krahasuar me "diçka që është e ngjashme ujit dhe oksigjenit".