Drejtori i OSHEE-së së Elbasanit, në fushatën e PS-së me lista në dorë

Pavarësisht ligjit për ndalimin e zyrtarëve të administratës në fushatë elektorale gjatë orarit zyrtar të punës, drejtori i OSHEE-së së Elbasanit, vijon të marrë pjesë në mitingjet elektorale të Partisë Socialiste.

Në denoncimin e bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha, qytetari thekson se kreu i OSHEE-së së Elbasanit del çdo ditë në takimet elektorale të PS-së, duke detyruar që të marrin pjesë të gjithë qytetarët që kanë fatura energjie të papaguara.

‘Narko drejtori rajonal i OSSHE ne Elbasan, cdo dite ne shkelje flagrante te ligjit duke marre pjese ne fushaten elektorale te Partise Kanabiste dhe me premtime antiligjore’, shkruan ish-kryeministri Berisha në Facebook.

Image

SHKARKO APP