Drejtori Rajonal i OSHEE Mat kapet ‘mat’ në fushatën e PS-së

Drejtori Rajonal i OSHEE në Mat është kapur ‘mat’ duke bërë fushatë për PS-në!

Denoncimi i një qytetari shoqëruar me fotografi është publikuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha me shënimin: “Drejtori Rajonal i OSHEE në Mat, aktiv në fushatën elektorale të PS!”

Qytetari shkruan në mesazhin e tij: “Ky është Drejtori Rajonal i OSHEE Mat dhe njëkohësisht, koordinator politik i PS-së për bashkinë Burrel dhe Klos.

Aktiv në çdo aktivitet të PS-së gjatë orarit të punës dhe duke vënë administratën në shërbim të saj.”

Qytetari shkruan se zyrtari i lartë “është person me rekorde kriminale. I dënuar në 1998 për plagosje të rëndë me dashje dhe në bashkëpunim. Pjesë e bandave më famëkeqe në Mat.

Deftesën e shkollës së mesme e ka marrë në fshatin Ulëz të rrethit Mat. Të shkuarën e tij kriminale e fakton më së miri pasi u propozua nga Rama për deputet dhe prokuroia e ktheu mbrapsht.Kjo nuk është Shqipëria që duam. Respekte për ju, z. Berisha.”

 

SHKARKO APP