Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit praktikë të re për të huajt që vizitojnë Shqipërinë

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit angazhohet për hartimin e një praktike të re përmes së cilës do të lehtësohet hyrja e shtetasve të huaj në Shqipëri gjatë sezonit veror turistik.

Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) zhvilloi një takim me Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Xhevahir Karaj, gjatë të cilit u diskutua rifreskimi i marrëveshjes për lehtësimin e procedurave për hyrjen e grupeve turistike përmes pikave kufitare (kryesisht tokësore).

Karaj garantoi se kjo drejtori do të angazhohet për rifreskim të kësaj praktike të përvitshme dhe përkthim të këtij bashkëpunimi në një marrëveshje bashkëpunimi.

Shumë shpejt Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit do të përcjellë pranë ATA-s informacion të detajuar lidhur me praktikën e kalimit të kufijve për të huajt, veçanërisht grupeve që hyjnë për vizita të shkurtra ditore./a.gjonaj/ /a.g/

SHKARKO APP