Drejtuesi i Partisë së Punës mbush 71 vjeç: I kërkoj shokëve dhe shoqeve të më zëvendësojnë me një të ri

Muharrem Xhafa drejtuesi i Partisë së Punës së Shqipërisë, partisë pasardhëse të Enver Hoxhës sot festoi 71 vjetorin e lindjes, ndërsa kërkoi nga Komiteti Qendror që të zëvendësohet nga një person më i ri në moshë.

Partia e Punës së Shqipërisë ende në përvjetorët e saj kujton ish-udhëheqësin komunist Enver Hoxha.

Mesazhi i tij në facebook: “71 vjec! I mbusha sot! Nuk jane pak! Eshte koha te merrem me librat e mi, me shkrimet e me shenimet e mia, me kujtimet e jetes sime ne dy sisteme politike. Kam shume per te shkruar”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë përvjetor, ai ka dhe një kërkesë. Ai pohon se: “Sot mora edhe nje vendim te pakthyeshem: Do t’i kerkoj KQ te Partise se Punes qe, ne mbledhjen e tij te radhes, te zevendesohem ne detyren e Sekretarit te pare te KQ te PPSH-se nga nje shok a shoqe tjeter me moshe me te re, ne perputhje me Statutin e Partise, i bindur qe, ky veprim, do t’i beje mire edhe levizjes komuniste ne vendin tone”, shkruan Xhafa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?