Drejtuesit e shtetit të lindur në tetor: Nga Zogu, Enveri te Berisha

Tetori ka sjellë në jetë politikanë që i kanë sjellë faqe të ndryshme Shqipërisë. Njëri e ka bërë mbretëri, tjetri diktaturë, tjetri demokraci…

 

***

Ahmet Zogu

Monarku i Shqipërisë, Ahmet Zogu, u detyrua të largohet nga vendi i tij dhe të vdesë në mërgim. Ndryshimi i vetëm me dy të parët, është se ai nuk u rrëzua nga froni nga shqiptarët, por u largua nga forcat pushtuese italiane.

Ramiz Alia, pas qeverisjes së tij, u burgos dy herë derisa në vitin 1997 u lirua dhe çështja e tij u pushua.

Po në këtë vit, Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha, u detyrua të japë dorëheqjen pas trazirave që u shkaktuan me përmbysjen e firmave piramidale. Por ndryshe nga të gjithë të tjerët, ai arriti të kthehej përsëri në pushtet në vitin 2005 duke qëndruar për dy mandate në krye të qeverisë.

Sulejman Delvina

Datëlindja: 5 tetor 1884

Vendlindja: Delvinë

Arsimi: Të mesmen e kreu në gjimnazin “Zosimea” të Janinës, ndërsa të lartën në Stamboll

Aktiviteti:

Nëntor 1912- Ishte një prej nënshkruesve të thirrjes së dorëzuar përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në Stamboll, ku kërkoheshin të drejtat kombëtare të popullit shqiptar

Prill 1919- Ishte përfaqësuesi i kolonisë shqiptare në Turqi, në Konferencën e Paqes në Paris

Janar 1920- Në Kongresin Kombëtar të Lushnjës, u zgjodh kryetar i qeverisë shqiptare. Mbështeti luftën kundër bandave esatiste në vitin 1920 dhe dha ndihmesë në përfundimin me sukses të luftës së Vlorës kundër pushtuesve italianë dhe nënshkrimin e protokollit italo-shqiptar më 2 gusht 1920

Qershor 1924- Mori pjesë në revolucionin e qershorit dhe në qeverinë e Nolit, ishte ministër i Punëve të Jashtme. Pas dështimit të revolucionit, emigroi në Itali dhe në vitin 1932 u kthye në Vlorë.

Viti i vdekjes: Vdiq në Vlorë, në vitin 1932

Ahmet Zogu

Datëlindja: 8 tetor 1895

Vendlindja: Burgajet, Mat

Arsimi: Ndoqi në Stamboll Liceun e Shtetit dhe pastaj Akademinë Ushtarake të Oficerëve

Aktiviteti:

1912- Mori pjesë në luftën ballkanike dhe më pas në shpalljen e pavarësisë në Vlorë

1916- Së bashku me forcat e tij, u rreshtua përkrah forcave pushtuese austriake, për të kundërshtuar forcat pushtuese serbe 1920- Mori pjesë në Kongresin e Lushnjës, ku u caktua ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e dalë nga ky kongres

1922- Emërohet kryeministër

31 janar 1925- Shpallet President i Republikës së Shqipërisë

1 shtator 1928- Vetëshpallet mbret i Shqipërisë

1939- Në prag të pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, u largua me gjithë familjen në Greqi, e që andej në mërgim

Viti i vdekjes: Vdiq në Sureshes të Francës, më 6 prill 1961

Bashkim Fino

Datëlindja: 12 tetor 1962

Vendlindja: Gjirokastër

Arsimi: Shkollën fillore e të mesme i kreu në Gjirokastër. Kreu Universitetin e Tiranës, Fakultetin Ekonomik në vitin 1986

Aktiviteti:

1986-1992 Emërohet ekonomist e më pas drejtor në Qendrën Informatike të Gjirokastrës

1992-1996 Zgjidhet kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës. Gjatë kësaj kohe ka kryer specializimin për pushtetin lokal në SHBA. Është bërë qytetar nderi në dy qytete në SHBA, Leëisville dhe Pyora

13 mars 1997 Emërohet kryeministër i qeverisë së pajtimit kombëtar

1997-1998 Zëvendëskryeministër i Shqipërisë

Prill 1998 – tetor 1998 Zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Pushtetit Lokal

Tetor 1999 – Shtator 2001 Ministër i Pushtetit Vendor

Shtator 2001 – Shkurt 2002 Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Fino është deputet që nga viti 1997 e në vazhdim

Sali Berisha

Datëlindja: 15 tetor 1944

Vendlindja: Vuçidol, Tropojë

Arsimi: Ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, të cilat i përfundoi në vitin 1967. Është specializuar në Francë si kardiolog. Mori titullin Doktor i Shkencave më 1988-ën dhe Profesor më 1989-ën

Aktiviteti:

1967- Caktohet pedagog pranë atij fakulteti dhe njëkohësisht mjek në klinikën kardiologjike të spitalit të Tiranës

1991- Zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike. Në zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991, u zgjodh deputet në Kuvendin Popullor

8 prill 1992- Zgjidhet President i Republikës së Shqipërisë. Më 3 mars 1997 u rizgjodh President i Republikës

23 korrik 1997- Jep dorëheqjen nga posti i presidentit, ndërsa në tetor 1997, u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike. Është zgjedhur deputet i Parlamentit shqiptar në vitet 1991, 1992, 1997 dhe 2001

2005- Shpallet kryeministër i Shqipërisë

Ramiz Alia

Datëlindja: 18 tetor 1925

Vendlindja: Shkodër

Arsimi: Ndoqi mësimet në gjimnazin e Tiranës. Pas luftës ndjek studimet në Rusi për Filozofi Politike

Aktiviteti: Që në moshën 20-vjeçare përqafoi idetë komuniste dhe mori pjesë aktive në lëvizjen ANÇ. Në vitin 1941 bëhet anëtar i rinisë komuniste dhe në ‘43-shin, anëtar i PKSH-së. Në vitin 1944 drejton Brigadën VII Sulmuese

Gusht 1944- Zgjidhet anëtar i sekretariatit të rinisë, ndërsa në Kongresin e Unifikimit të Rinisë (1944), sekretar i parë i KQ të BRPSH.

1948- Anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë

1955- Emërohet ministër i Arsimit dhe Kulturës

1961- Zgjidhet anëtar i Byrosë Politike në Kongresin VI. Për disa kohë punon si instruktor në Institutin e Marksizëm-Leninizmit

1982- Zgjidhet kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor

1985-1992 President i Shqipërisë

3 prill 1992- Jep dorëheqjen si president i Shqipërisë. Më pas Alia u arrestua dhe u burgos dy herë në mars 1997 del nga burgu, ndërsa çështja ndaj tij pushohet.

Viti i vdekjes: 7 tetor 2011.

Enver Hoxha

Datëlindja: 16 tetor 1908

Vendlindja: Gjirokastër

Arsimi: Ndoqi studimet në Liceun e Gjirokastrës. Në vitin 1930 filloi studimet në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Monpelje të Francës, të cilat i ndërpreu. Pas një viti në Fakultetin e Biologjisë, ai shkon në Paris, ku vazhdon studimet në Fakultetin e Filozofisë

Aktiviteti:

1934-1936 Sekretar në konsullatën shqiptare në Bruksel

1936-1939 Punon si profesor në Liceun Francez të Korçës. Në këtë kohë ai hyn në grupin komunist të Korçës. Më 7 prill 1939 pushohet për shkak të veprimtarisë së tij komuniste. Nga Korça shkon në Tiranë, ku fillon të punojë si profesor në gjimnazin shtetëror, nga ku pas një kohe të shkurtë përjashtohet nga puna. Me ndihmën e disa shokëve punësohet në një dyqan duhani, në të cilin bëheshin mbledhje për krijimin e Partisë Komuniste

Nëntor 1941- Zgjidhet kryetar i Partisë Komuniste. Ai vihet në krye të Ushtrisë Nacionalçlirimtare

16 shtator 1942- Merr pjesë në Konferencën e Pezës

1943- Në konferencën e parë të Partisë Komuniste zgjidhet si sekretar i përgjithshëm i Partisë, post të cilin e mbajti deri në ditën e vdekjes

Viti i vdekjes: Vdiq në Tiranë nga iskemia cerebrale, më 11 prill 1985.  “Tirana Observer”.

SHKARKO APP