Dreka sekrete me Nanon, Rama tregon “këshillën” për timonin

Në lidhje me drekën sekrete që pati pasditen e djeshme me Fatos Nanon, kryeministri Edi Rama nuk kishte reaguar deri më sot, ku tregoi një detaj apo “këshillë” që ish-kryeministri Nano i dha.

Pas deklaratës së Fatos Nanos, se situata aktuale politike nuk është çështje timoni por destinacioni”, Rama e tregoi sot.

Rama në një takim me sipërmarrës në Golem, u shpreh se Nano ka shumë të drejtë me këtë deklaratë, pasi ai në fund të fundit është shofer me eksperiencë.

“Fatosi pati të drejtë mbrëmë kur tha se nuk është çështje timoni, por destinacioni. Ai është dhe shofer i sporovuar, i ka të gjithë ingredientët  e nevojshëm të ekspriencës dhe teknikës së dhënies së makinës, për të kuptuar se ky nuk është qëllim në vetvete”, u shpreh Rama, fjalë me të cilat preferoi të mbyllte dhe takimin në Kavajë.

SHKARKO APP