Dritan Hila: Rama ka linjë direkte me Shtëpinë e Bardhë!

Analisti Dritan Hila, i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke komentuar ftesën e presidentit Trump për qeverinë shqiptare për në Bordin e Paqes, u shpreh se, ndërsa në presidencën Biden, Ramës i duhej të përdorte Aleks Sorosin për të komunikuar, tashmë, ai ka linjë direkte, sepse ka marrëdhënie me dhëndrin dhe të bijën e presidentit Trump. Hila tha se Rama u duhet amerikanëve edhe për të mos prishur punë në rajon, si në rastin e Kosovës.

Biseda

Dritan Hila: Rama bëri gabim që e publikoi ftesën sepse opozita englendisej me këto gjëra, jo Delta, jo këto… 60 shtetet nuk janë shumë. Mendoj se një pjesë e tyre, kanë një lloj valence ose me Izraelin ose me botën arabe. Ne kemi me Izraelin, kemi edhe me botën arabe. Jemi pjesë e Konferencës Islamike. Jemi interlokutor i besueshëm. Padyshim nuk do t’i zhvillojë Rama bisedimet. Por padyshim, është ftesë që në planin e brendshëm, i prish punë PD-së, pasi kishte ngritur retorikë, që Rama e ka çështje orësh që do të bjerë, marrëdhëniet e Ramës me Amerikën janë në pikën më të ulët. Unë di të them, se Rama ka linjë direkte në Shtëpin e Bardhë se ka dhëndrin dhe të bijën. Madje Ivanka më duket se vjen në Shqipëri, pasi kanë projektet e tyre. Trumpit i pëlqen Rama, është udhëheqës autoritar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Andi Tela: Këtë nuk e dimë ne. Në mandatin e parë e takoi një herë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dritan Hila: Nuk thashë se do flejë me Ramën, por aq sa i duhet Ramës.

Andi Tela: Atij i duhen sa më shumë shtete të thonë po.

Dritan Hila: Ai ka projekt të vetin që do të jenë pak njerëz. Kam dëgjuar analistë që thonë, çfarë na kushton të marrim 1 milion gazianë? Mendohet që 1 milion prej tyre do të shpërngulen në vende të tjera, vende europiane dhe vende arabe. Ramës për këtë pikë i duhet. Ai ka marrëdhënie direkt me Shtëpinë e Bardhë.

Andi Tela: Ka patur në presidencën e mëparshme.

Dritan Hila: Nëse vajza e tij dhe dhëndri bëjnë pushimet këtu dhe për djalin e tij nuk ka të njëjtën konsideratë për Kushner…. Nëse është vajza e preferuar e tij dhe ka një projekt. Ndërsa me Biden telefon i prishur, t’i thoshte Alex Sorosit. Por për DASH, ku kanë shpresat ata, Rubio është përfaqësues i aparateve. Përse ju duhet Rama? Që të mos u prishë punë në rajon. Të jetë i dëgjueshëm dhe për Kosovën. Ndonjë dashuri të madhe DASH nuk ka, duket nga e ngarkuara me punë, që për mua është shumë e dobët, por punën e altoparlantit e bën, e qan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?