Dritan Ylli: Rilindasit po ndjejnë humbjen e rëndë

Pas lajmit për “dorëheqjen” e Agron Çelës nga gara ka reaguar edhe kandidati tjetër për LSI në Shkodër, Dritan Ylli.

Në rrjetet sociale, Ylli ka shkruar se rilindasit e të dy krahëve po shpërndajnë lajme të pavërteta, pasi po ndjejnë humbjen e rëndë në Shkodër. Sipas kandidati të LSI rilindasit do të japin përgjigje për spekulimet që po bëjnë, pas ditës së sotme.

“Tashmë që ndjejnë humbjen e rëndë në qarkun e Shkodrës, rilindasit e të dy krahëve, po shpërndajnë “fake news” ! I rremë është statusi në një adrese Facebook për dorëheqjen e Agron Çelës nga kandidimi! Kapiteni i skuadrës fituese të LSI në qarkun Shkodër, është në garë dhe bashke me të e gjithë skuadra e LSI në Shkoder, Malësi të Madhe, Pukë, Fushë-Arrës dhe Vau i Dejës! LSI do dalë nesër, forcë e parë në qarkun Shkodër dhe rilindasit do japin përgjigje për “fake news-et” dhe të gjithë spekulimet qe po shpërndajnë”,- tha Dritan Ylli.

SHKARKO APP