Dritan Ylli shpërthen ndaj ministrit teknik të PD/Do japësh shpjegime në Prokurori dhe …
Kandidati për deputet i LSI-së në Qarkun e Shkodrës, Dritan Ylli, përmes një postimi në rrjetet sociale i është përgjigjur ministrit të Drejtësisë, Gazmend Bardhi, i cili ka kërkuar hetim për dy kandidatë për deputetë të LSI-së.
Dritan Ylli e konsideron një sajesë të turpshme dhe spekullim gjithçka thuhet për kandidatët e LSI-së në Qarkun e Shkodrës. “Ministri i Drejtësisë do të japë llogari për të gjithe shkarkimet e paligjshme që po bën, për të cilat duhet të paraqitet të japë shpjegime në Prokurori !
Më 26 Qershor ai do të ikë me turp nga puna dhe të gjithë të pushuarit padrejtësisht nga ai, do të rikthehen në vendet e punës”, shkruan Dritan Ylli.
Reagimi i plotë i kandidatit të LSI-së, Dritan Ylli
Një sqarim për ministrin Bardhi, të paditur për shkelje të ligjit !
Gënjeshtrat, shpifjet dhe mashtrimet e Ministrit të Drejtësisë, s’mund të fshehin gjendjen katastrofike të PD në Shkoder, të krijuar nga përjashtimi i figurave kryesore të saj !
Gjithshka thuhet në adresë të kandidatëve të LSI në qarkun Shkodër, është vetëm një sajesë e turpshme dhe një spekullim, pas të cilave kërkon të fshihet ministri i paditur për shkelje të ligjit.
Ministri i Drejtësisë do të japë llogari për të gjithe shkarkimet e paligjshme që po bën, për të cilat duhet të paraqitet të japë shpjegime në Prokurori !
Më 26 Qershor ai do të ikë me turp nga puna dhe të gjithë të pushuarit padrejtësisht nga ai, do të rikthehen në vendet e punës.
LSI nuk e ndal nga askush vrullin e saj drejt forcës së pare, të dielën e ardhshme dhe nuk bie pre e presioneve apo shantazheve mashtruese të asnjë tekniku apo politekniku, kudo qoftë ai ! /360grade.al/