Drogaxhi i pastrehë në milioner bukurosh

13 vite më parë Khalil Rafati ishte një njeri i pastrehë, i droguar dhe i varur nga heroina. Ai jetonte rrugëve të Los Angelesit si një endacak, vuante nga sëmundje të ndryshme dhe peshonte rreth 50 kilogramë.

Sot ai është bërë një milioner, me shumë para, me një biznes që i sjell miliona, me një rezidencë në Malibu dhe gjashtë shtëpi të tjera në Los Angeles, pa përmendur numrin e madh të femrave që i vijnë nga pas dhe “lënë kokën” për të.

Ai ka arritur të hapë një lokal shumë të famshëm në Hollywood për pijet dhe lëngjet natyrale të frutave, të cilat mbajnë emra si “Elisiri i jetës” ose “Lumturia”. Nga një fëmijë i abuzuar seksualisht dhe me një jetë të shkatërruar, falë një mikut të tij të mirë, Khalil arriti të rimëkëmbet dhe të stabilizojë gjendjen e tij.

Klientët e këtij bukuroshi sot janë e kanë qenë  diva si Elisabeth Taylor, kitaristi i Guns N’ Roses etj.

SHKARKO APP