Droni fotografon rastësisht të sapo martuarit

Një “shkrepje me fat” e përshkruan Brandon Li foton aksidentale që droni i bëri një çifti të sapo martuarisht në një taracë pallati në Hong Kong.

Regjisori i filmit kishte ndërmend të fotografonte perëndimin e diellit, por telekomandoi dronin që të kthehej në shtëpi pasi po i harxhoheshin bateritë.

Li e postoi foton online për të gjetur se cili ishte çifti por foto nuk tregon aq sa duket.

“Isha me një mikun tim duke u përpjekur t’i bëja një foto të bukur perëndimit të diellit, por bateria po mbaronte, kështu që po e ulja poshtë,” tha Li për BBC.

“Më vonë e pashë  këtë foto të mrekullueshme, dhe shpresoj që të gjej çiftin,” tha ai.

SHKARKO APP