Dua Lipa “pranon” propozimin për martesë
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka qenë e ftuar në emisionin e Roman Kemp, ku kanë realizuar disa fotografi. Në një fotografi të publikuar në Twitter, ajo shkruan: “I thashë po”, ndërsa aty duket moderatori duke i vënë një unazë në gisht. Kjo ishte një fotografi për të krijuar pak të qeshura te publiku, pasi Dua vazhdon jetën si beqare pas ndarjes që pati me të dashurin e saj. Ndërkohë, ajo po angazhohet në shumë emisione për të promovuar këngën dhe albumin e saj më të ri.