Dubai nis ndërtimin e kullës më të lartë në botë

Dubai ka nisur ndërtimin e gradaçelës që do të kalojë edhe lartësinë e të famshmes Burj Khalifa, që është aktualisht ndërtesa më e lartë në botë.

Kulla në portin e Dubai Creek do të kushtojë 1 miliard dollarë dhe do të ofrojë pamje 360 gradë të qytetit.

Një zëdhënës tha se ndërtesa më e lartë në botë do të jetë gati në vitin 2020.

Sheiku Mohamed Bin Rashid Al-Maktoum, tha se qindra punëtorë do të jenë të gatshëm që nga e hëna e javës tjetër për ta ndërtuar gradaçelën.

Sipas deklaratave të bëra, thuhet se kulla do t’i kalojë 828 metrat. Megjithatë lartësia ekzakte nuk është bërë ende e ditur.

dubai-2 dubai-3 dubai-4 dubai-5 dubai-6 dubai-7

SHKARKO APP