Duhani – Rivitalizimi i një tregu fitimprurës

Në vendin tonë prodhimi i duhanit si një kulturë bujqësore konsiderohet shumë rentabël, ndaj fermerët po rrisin interesin për tju rikthyer prodhimit të saj, ashtu si dikur kur shënoheshin rendimente dhe të ardhura të larta.

Ekspertet shpreh se, të ardhurat nga kultura e duhanit janë rreth 3-4 herë më te larta se kulturat e tjera bujqësore. Tokat dhe kushtet klimatike në vendin tonë janë shumë të përshtatshme, sidomos në zonat e Dumresë (Shqiperi e mesme ) dhe Shkodra në veri te vendit.

Por padyshim që ky treg ka pasur luhatje ashtu si edhe kushtet ekonomike e sociale të vendit, por ekspertet shprehin bindjen e se interesi i fermereve po rritet dhe zhvillimi i këtij sektori do te ndihet shume shpejte Per kultivimin e duhanit, nuk ka nevoje te adaptohen metodika dhe praktika te reja pasi fermerët shqiptare janë shumë të aftë për ta bërë këtë dhe kanë traditë të hershme, por ajo per te cilen ndihet nevoja është shtimi i firmave te grumbullimit  dhe hapja e tregut per eksporte, faktorë që do te nxisin prodhues të produkteve të duhanit që ta rikthejnë atë traditën e sukseshme made in Albania që kemi pasur duke realizuar ciklin e mbyllur këtu.

SHKARKO APP