Duhet një tatuazh për verën (FOTO)

Mjaft persona tundohen nga një tatuazh, sidomos gjatë periudhës së verës, kur trupi ekspozohet më tepër. Tendencat e tatuazheve janë në zona të ndryshme të trupit dhe të llojeve të ndryshme.

Të vogla apo të mëdha, me ngjyrë apo bardhë e zi apo shkrime. Bota e tatuazheve është gjithnjë e më e gjerë dhe me më shumë variacione. Si gjithmonë, të parët që përqafuan trendet e fundit si gjithmonë janë njerëzit e famshëm që pas pikturave të vogla apo mesazheve të padeshifrueshme fshehin sekrete domethënëse.

Teksa teknikat evoluojnë, që nga efekti watercolor përmes stencil natyrale, edhe pjesët e trupit që zgjidhen për t’u viztuan njohin momentet e tyre. Zonat më të preferuara të momentit? Pa dyshim pas veshit, por edhe në qafë dhe poshtë gjoskit për femrat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por pavarësisht nga lloji i vizatimit dhe teknika e adoptuar, ajo që duhet të kujtojnë të apasionuarit e tatuazheve, sidomos në agimin e një dite vere që është e nxehtë, është pikërisht mbrojtja e tyre. Dielli, në fakt, mund të çojë në zbehjen e tyre duke zhvlerësuar vizatimin. Dhe kjo është një arsye më shumë për të vendosur kremin kundër diellit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?