Duka: Kuvendi si dhomë noterie, mos u lodhni me fasadën…
Kryetari i PAA-së, Agron Duka, përmes një komenti në rrjetet sociale ka ironizuar veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë duke e krahasuar atë me një dhomë noterie. E sipas tij, në këtë dhomë noteri ku shumica shkon për të ngritur dorën kur e kërkon kryetari. Duka shton se e hëna është kthyer në ditë pushimi për mazhorancën. Për zgjidhje ai jep shpalljen e sëë hënën pushim, ose maxhoranca të shkojë në punë dhe ta justifikonjnë rrogën që merrni nga taksat e shqiptarëve.
Komenti i Agron Duka
“E hëna pushim, por vetëm për mazhorancën”
Sot është ditë e hënë, dhe për të gjithë ata shqiptarë që kanë fatin të kenë një punë, do të thotë zgjim i herët dhe përveshje mëngësh për të mbajtur familjet e tyre. Me punën e qytetarëve mbahet jo vetëm ekonomia, por edhe administrata, parlamenti dhe qeveria.
Me taksat tona, të cilat po pësojnë një rritje të vazhdueshme, mjafton të mendojmë taksën e pronës nga 1 Prilli, paguhen edhe ata që këtë sallë e kanë lënë bosh.
Ka kohë që Parlamenti është transformuar në një dhomë noterie, dhe pjesa dërrmuese shkon aty për të ngritur dorën kur e kërkon kryetari, por në këto përmasa po bëhet e turpshme.
Dy janë zgjidhjet: Ose shpalleni edhe të hënën pushim, dhe mos u lodhni me fasadën; ose shkoni në punë dhe justifikoni rrogën që merrni nga taksat e shqiptarëve.