Duka: Rama na lëndon kur tallet me gratë

Aleati i PD-së, kryetari i PAA-së, Agron Duka, u ka sjellë në kujtesë faktin se Rama me arrogancën e tij edhe të lëndon, kur “tallet me ne dhe u thotë grave në mitingje: “Dëgjo ti, shko tako burrin tënd, por mund të takosh edhe komshiun!”

Duka në një takim elektoral në Ishëm, u shpreh se: “Nuk besoj se ka njeri sot që mund të jetë i kënaqur ekonomikisht nga qeverisja e Edi Ramës. Kushdo që ka qeverisur përpara nuk mund të krahasohet me këtë lloj qeverisje. Jo vetëm ekonomikisht që është shkatërruar, por ajo që ne na lëndon është edhe arroganca e tij, mënyra e sjelljes. Një burrë që del me tuta, shko e jep çertifikatat e legalizimeve a thua se i ka të shtëpisë së tij. Për më tepër që tallet me ne dhe u thotë grave kur vijnë në mitingje “dëgjo ti, shko tako burrin tënd, por mund të takosh edhe komshiun”. Këto janë gjëra që nuk na shkojnë për shtat”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?