Dukuri e rrallë, ylberi pa ngjyra

Një fotograf ka kapur një ylber të jashtëzakonshëm në një nga fotografitë më të veçanta të peizazhit. Melvin Nicholson ka vizituar Skocinë perëndimore, udhëtim nga i cili ka fituar disa nga pamjet më magjepsëse të natyrës.

Nicholson ishte në Rannoch Moor në perëndim të Skocisë, kur zbuloi ‘harkun e mjegullës’ mbi një pemë të vetme.

Është një ylber shumëngjyrësh i përbërë nga pikëlza të vogla uji që shkaktojnë mjegullën dhe që mund të shihet nëse dielli është pas jush.

Ylberët e bardhë janë të ngjashëm me ylberet e rregullta, por shfaqen kur ka mjegull dhe jo shi. Për shkak se mjegulla ka pikëlza të vogla uji, ngjyrat e ylberit janë më të dobëta se zakonisht.

SHKARKO APP