Dy aktorë të njohur i bashkohen LSI-së

Pas shumë personazheve, aktorë, sportistë dhe personave të ndryshëm të njohur për publikun, sot LSI-së i janë bashkuar edhe dy aktorët e humorit, “Vëllezërit” Montana dhe Montela. Të dy aktorët e dashur për publikun të cilët i shohim në spektaklin “Al Pazar, janë regjistruar në zyrat e LSi-Vlorë duke mbështetur partinë e cila ka një shans për të gjithë.

Anëtarësimin e tyre e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook kandidati i LSI-së, Flamur Çelaj.

Çelaj shkruan ndër të tjera:  “Të dashur miq

Ju prezantoj 2 prurjet më të reja të LSI Dega Vlore, vëllezërit Montana & Montela , 2 aktorët e mrekullueshëm Vlonjat që i bashkohen forcës tonë politike për të arritur objektivin si #Forcë_e_Parë. #Voto_nr_1  #Voto_LSI”.

SHKARKO APP