Dy fjalë për ata që punojnë…
Nga Mentor Kikia
Nuk e di pse sot desha t’i them nja dy fjale te mira per gomarin, per ate qe punon, ndoshta me shume se te gjitha kafshet e tjera, por qe emrin e tij e perdorim vetem per te share te tjeret.
Shpesh ne themi qe "punon si derr", apo "eshte qeni i punes".
Ne fakt si derri ashtu edhe qeni nuk punojne.
Gomari i shkrete, edhe kur nuk ngarkohet me mall, mban te zotin ne kurriz, e prape eshte simboli i ofendimit.
Une mendoj se gomari, si ne sojin e kafsheve ashtu edhe ne sojin e njerezve, meriton nje tjeter status ne shoqeri, ku ne fakt me shume nderohet derri qe tere diten vetem ha e fle.