Dy histori me rrap…?!

Nga Mitro Çela/Thashë. Si të bëhem patriot, duke mos qënë tifos futbolli? E gjeta. Do i mësoj Noah pak histori. Dhe rruga më çoi në Mashkullorë…. Ku rrapi? Pyeta një katundar, që e quan veten qytetar, që ditën që ju vu ferra komunës.
-Na cili planet të kemi, more djalë? Nuk e ke kënduar, a derëzi, haberin: rrapi i Çerçiz Topullit na la shëndenë?
Në fillim u tha se rrapin e rëzoi një stuhi që dërgoi perëndia. Më von doli se rrapin e rrëzoi dora e njeriut. Po si? Së pari, rrapi ka nevojë për ujë. Por kush ta vadiste? Rrapi është mall belik, mall shteti… Dhe pema 150 vjeçare nisi të thahej.
Së dyti, rrapi është një pemë që rrënjët i shtrin sa gjatë – gjëre. Një pjesë e rrënjëve u prenë. Perëndia? Jo. Njerëzia. Rreth e rrotull janë bërë ndërtime. Hap themele, e pre rrënjë rrapi….Dhe rrapi historik ra për tokë. Tani monumenti për çetën e Çerçiz Topullit, ka mbetur jetim?!…Edhe këngës, sikur i është prerë gërneta?!
Por ka edhe më keq… Mitrush Çubashi nga Përmeti, më shkruan një letër. Buzë lumit të Vjosës, nga Çarçova në Tepelenë, ka mijra rrënjë me rrepër. Një insekt ha gjethet. Pa gjethe rrapi nis e thahet. Për çudi, në pjesën e Vjosës që rrjedh në Greqi, rrapi është si koqe mollë.
Kuptohet, insektet i kemi peshqesh nga perëndia. Njeriu ka për detyrë të përdorë pesticide…Thonë se nuk ka para, por harrojnë paratë që humbasin nga tharja e pemëve?!

SHKARKO APP