Dyshime dhe çudira në shtëpinë e Big Brother
Një ceremoni martesore ka qenë krijimi më i fundit i regjizorëve të Big Brother.
Ata krijuan një ceremoni të stisur ku Xhensila ishte nusja dhe Diedoni ishte dhëndri.
Festa i argëtoi të gjithë banorët. Më i habituri për lidhjen e Xhensilës dhe Diedonit ishte Edisoni i cili pyeti disa banorë nëse ishte e vërtetë apo jo.
Është i vetmi që beson se çifti është i vërtetë. Ndërsa Xhensila dhe Diedoni janë të lumtur me lojën e tyre.
Eleonora komenton se dasma lindi intrigën , shtoi enigmën. Ajo do të kishte dashur të ishte pjesë e saj. Xhensila i thotë Eleonorës se edhe pse e deklaroi lidhjen e saj me Diedonin ata do flenë me partnerët e tyre që kanë në Big Brother.
Kreshniku është bërë objekt diskutimi për disa nga banorët. Editoni, Alba, Fabiani dhe Genci komentojnë lëvizjet dhe sjelljet e Kreshnikut.
Sipas tyre ai është shumë i çuditshëm. Edisoni aludon se Kreshniku mund të bëjë diçka të rrezikshme. Sokoli ndërhyn dhe thotë që asgjë e tillë s’mund të ndodhë sepse janë të gjithë të monitoruar nga Big Brother. Kreshniku i deklaron se banorët do ta njohin atë kur të shikojnë klipin e tij.