Dyshime për Erdogan, u diplomua 1 vit para themelimit të Universitetit…

“Ai person që pretendon të jetë president i Turqisë, duhet të ketë diplomë universitare. Por tek rasti i Recep Tayyip Erdogan janë ngritur dyshime, pasi ai kishte diplomuar një vit para se të themelohet universiteti ku pretendohet të ketë studiuar”, shkruan e përditshmja gjermane ‘Spiegel’.

Yusuf Hallacoglu, nënkryetar i partisë së djathtë MHP, me zemërim të madh i është drejtuar presidentit duke i thënë: “I them presidentit se diploma juaj është e rreme dhe ai madje për këtë nuk është dërguar në gjykatë”.

Hallacoglu është ndër politikanët e parë, që ka deklaruar publikisht se Recep Tayyip Erdogan, nuk i kishte plotësuar kërkesat për të mbajtur postin e presidentit të Turqisë.

Sipas partive opozitare, diploma e Erdogan është lëshuar në vitin 1981 nga universiteti Marmara, ndërsa në këtë çështje ekziston një problem i madh, pasi ky universitet ishte themeluar në vitin 1982.

Madje edhe dekani dhe rektori të cilët kishin nënshkruar diplomën, dyshohet se kishin filluar punën e tyre në zyrën e këtij universiteti në vitin 1982

SHKARKO APP