E akuzoi se ka trafikuar drogë, Romeo Karaj dënohet për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës
Gjykata Penale e Tiranës ka dënuar sot me gjobë për shpifje juristin Romeo Karaj, pas kallëzimit të Shkëlzen Berishës, ku akuzonte këtë të fundit për përfshirje në trafikun e drogës.
Romeo Kara është dënuar me 500 mijë lek gjobë për veprën penale ‘Shpifje e kryer botërisht”, e parashikuar nga Neni 120/2 i Kodit Penal.
Shkëlzen Berisha është përfaqësuar në gjykatë nga Besnik Çerekja, ndërsa Romeo Kara ka zgjedhur të mbrohet vetë.
Në konkluzionet e përfaqësuesit ligjor të Shkëlzen Berishës, thuhet se, statusi në Facebook i Karajt: “Atë heroinen që coje me makinën e babit dhe karburantin e shtetit te Landi i Jasharit në Vlorë, nuk e ke harruar besoj”, ka cënuar nderin, dinjitetin dhe personalitetin e Shkëlzen Berishës.