E ardhmja e Europës!

Javën e kaluar deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, moderoi Konferencën e organizuar nga TBU me temë: E ardhmja e Europës, ku ndër të tjera ajo shkruan:

Historia e një bashkimi monetar për vendet evropiane nuk është një risi e ndodhur në shekullin 21-të. E shkuara tregon, se bashkime të tilla kanë ekzistuar dhe për një arsye apo për një tjetër janë zhbërë si të tilla. Mirëpo, kësaj radhe, duket se dëshira për të mbajtur një monedhë është më e madhe se sa ego e gjithsecilit prej anëtarëve. Bernard Shaw shprehet se “Nëse historia përsërit veten dhe e papritura përherë ndodh, atëherë sa i paaftë mund të jetë njeriu sa mos mësojë nga eksperienca e tij”.

Qëllimi i sotëm i këtij bashkimi është që t’i shpëtojë ndarjes që qëndron si shpata e demokleut mbi euron. Rrugët janë më shumë se sa një, nga një anë kemi procesin e lehtësimit sasior të aplikuar nga Banka Qendrore Evropiane. Përballë kësaj ndodhet kritika e fortë e Thomas Pikkety i cili kërkon një ndryshim rrënjësor të sistemit. Ndërtimin e një Parlamenti monetar vetëm me vendet që përdorin Euron, i cili do të merrej edhe me sasinë e borxhit që këto vende do të merrnin.

I gjithë ky diskutim vjen si pasojë e krizës që ka prekur Euron por mbi të gjitha vendet e PIGS (Portugali, Itali, Greqi dhe Spanjë). Gjithsesi, diskutimi i dy palëve (Pra si neoliberalëve të lehtësimit sasior ashtu edhe e Pikkety) përputhet në mendimin se në një vend krize nuk mundet të luhet me taksa të larta që e mbysin ekonominë. E këtu vijmë në debatin aktual në vendin tonë. A janë të dobishme këto taksa të rritura dhe ky lloj “austerity” që qeveria aktuale po i mëshon kaq fortë?! Ambienti ekonomik po reflekton se qeveria ka gabuar jo vetëm sepse ekonomia po vazhdon të vuajë ndërhyrjet e gabuara në fisk por mbi të gjitha se këto ndërhyrje në efektin zinxhir ekonomik po ndikojnë edhe në fushën e investimeve të huaja. Deri më tani tre kompani me emër, nga Italia, “Geox” “Ferrero” dhe “Benetton” kanë vendosur të shkojnë në Serbi sepse atje ka lehtësira fiskale dhe mbi të gjitha mundësi më të mira për të kryer biznes.

SHKARKO APP