E braktisi kur lindi, pas 19 vitesh nëna inçest me të birin

Monica Mares 36-vjeçe dhe i biri i saj Caleb Peterson nga Clovis i New Mexico të Shteteve të Bashkuara, nuk kanë qenë në kontakt deri vitin e kaluar, pasi e kishte dhënë për adoptim kur kishte lindur.

Por ata janë lidhur përmes Facebook-ut dhe me kalimin e kohës janë dashuruar në njëri-tjetrin. Tani ata rrezikohen të dënohen me burg prej 18 muajsh për inçest.

Por nëna me të birin kanë vendosur ta bëjnë publike lidhjen e tyre, duke qenë të sigurt se asgjë nuk do të mund t’i ndajë. Ata vendosën ta bëjnë publike lidhjen e tyre, për të ngritur vetëdijen tek opinioni lidhur me tërheqjen gjenetike suksuale të  njohur si (GSA). Ku GSA është tërheqje seksuale mes të afërmve.

“Ai është dashuria e jetës sime, dhe assesi nuk dua ta humb. Fëmijët e mi të tjerë e duan shumë, e mos të flasë për familjen. Asgjë nuk mund të futet mes nesh, as gjykata apo burgu, thjesht asgjë. Kurse kur të dalim nga burgu do të shkojmë në ndonjë vend tjetër që lejon incestin”, ka deklaruar Monica, e cila ka lindur të birin kur ishte vetëm 16-vjeçe dhe që më pas e kishte dhënë për adoptim. Ajo përveç tij ka edhe nëntë fëmijë.

Por inçesti është i ndaluar me ligj në të 50 shtetet e SHBA-ve.

11

SHKARKO APP