E dashura e bosit të drogës në arrati, por po çmend rrjetet sociale
Historia e Danubias që kërkohet për një dënim me 28 vjet burg, por që bën një jetë luksi në rrjetet sociale
Danubia duhet të ishte thjesht një e arratisur, në kuptimin që kërkohet nga drejtësia për një dënim me 28 vjet burg. Në fakt ajo është një e arratisur në botën reale, pasi në atë virtuale është e lirë, krejt e shpenguar për të treguar jetën e saj, dhe ka një numër të madh fansash. Duket në një formë shumë të mirë, e nxirë në pishina ose me një plazh në sfond, me syze dielli të markës, bikini të shtrenjta siç pëlqehen në Brazil, me flokët që ndryshojnë prerje dhe tonalitetin e biondes në çdo paraqitje. Ka fiksim ‘selfiet’. Kështu është jeta e të dashurës të bosit të narkotrafikut në epokën e rrjeteve sociale. Aq sa zgjat, të paktën.
Danubia de Souza Rangel është e fejuara zyrtare e Nemit, pseudonimi i Antonio Bonfim Lopes, shefi i fundit i narkotrafikut në Rocinha, favela më e madhe në Rio de Zhanerio me 100 mijë banorët e saj. Nemi është në burg, me roje të sigurisë së lartë, larg Rios, që nga viti 2011, kur u zbulua në bagazhin e një makine duke u përpjekur të ikte nga faveli i tij, kur u kap nga policia.
Ishte në kërkim prej vitesh. E quajnë Nem, pseudonimi do të thotë ‘fëmijë”, sepse ishte bërë një nga narkotikët më të fuqishëm të Brazilit, kur ishte pak më shumë se adoleshent. Të dy kanë një vajzë dhe përgjimet e tregojnë për një marrëdhënie shumë të qetë. Ai e mbushte me bizhuteri dhe rroba duke i dhuruar një jetë prej mbretëreshe, por nëse ishte e nevojshme e çmendte atë nga xhelozia.
Megjithatë, nga dita e kapjes së bashkëshortit, sot Danubia 33-vjeçare, ka mbetur pikë referimi e fraksionit të Nem. Dhe gjithashtu ka pasur probleme të ndryshme me drejtësinë. Pasi u zbulua që kishte raporte mes bosit dhe saj, falë vizitave të shpeshta në burg, gruaja u dënua me 28 vjet dënim për trafik droge, korrupsion dhe shoqëri kriminale. Arrestohet në vitin 2014 dhe u lirua pas disa muajsh, me motivimin e vajzës së vogël që mbeti pa kujdes. Që nga ajo ditë, Danubia shijon jetën e saj në liri në rrjetet sociale. Në foton e publikuara, gruaja qesh me lajmet e fundit që kanë dalë për të dhe me përkufizimin e të “arratisurës”, duke shfaqur dekoltenë bujare dhe silikonike. Në të tjerat shfaqet në pishinë ose në plazh.
Një dëshirë: “Që unë të mund të bëhesha e padukshme në çdo shpirt keqdashës”. Faqet sociale të Danubias (që ka edhe të rreme), tërheqin një numër të konsiderueshëm vizitorësh, thuajse të gjithë fansa. “E bukur, e mrekullueshme, perëndeshë”! Ajo falënderon, dërgon puthje dhe zemra. Nuk mungojnë edhe fotografi në net të gëzuara, veshje pantere dhe herë pas here një kujtim për të varfrit e rekrutuar apo të dashurin shoqëruar me shprehjet: “Të dua shumë”, “Asgjë dhe askush nuk mund të ndajë”, “Mendoj vetëm për ty”. Në profilin e saj edhe linqet e ngjarjeve të të kronikës së zezë në Rio, dhe fotografia e saj piktoriale: “Shikoni se si jam reduktuar”.
Siç ndodh shpesh në televizionin brazilian, ngjarjet e kronikës janë si një frymëzim, për ata që pëlqejnë aventurat dhe personazhi i Danubias është shumë i ngjashëm me atë të luajtur nga aktorja e njohur Juliana Paes, në telenovelën aktuale të transmetuar çdo natë në Globo Tv. Në filmin “Bibi Perigosa”, është një vajzë me origjinë modeste që dashurohet me një bos, dhe në rënien e tij, ajo shkon prapa në kodrën e favelës, për të marrë vendin e saj. Ajo e vërteta, sigurisht, nuk humbet mundësinë për të folur në rrjetet sociale.