E dënon burrin “pa seks për tërë jetën”, akoma jetojnë bashkë
Haley Mulholland është gruaja që e ka dënuar burrin e saj me mos-seks për tërë jetën, por nuk do që Kev t’i falet një femre tjetër. Nëna e tetë fëmijëve e ka vënë në sanksion për tërë jetën për të mos bërë seks burrin e saj, por e lejon burrin e saj të qëndrojë akoma në shtëpinë e saj.
Ajo e “monitoron” burrin, duke e kontrolluar telefonin e tij, por edhe duke ia marrë erën, nëse rastësisht mban erën e parfumit të ndonjë femre tjetër, transmeton Mirror.
Ajo thotë se megjithëse nuk e do më burrin e saj, as nuk do që ai ta ketë një femër tjetër.“Unë mund të mos e dua më, por as nuk dua që ai të jetë i një femre tjetër”, tha Mulholland.
E gjithë kjo kishte ardhur si rezultat i tradhtisë së burrit të saj me njërën nga femrat fqinje. Ajo e kishte vërejtur një mesazh në rrjetin sociale Facebook për “lidhjen” e tij sekrete me fqinjën./Mirror/