E dimë që duhani ndalohet në avion, por tavlla ç’do aty?

Ekziston ndokush që nuk e di se tymosja në avion është rreptësisht e ndaluar? Po presim…Askush? Vijojmë.

Atëherë si është puna me tavllat? Ka shenja shumë të qarta kudo rreth teje ku thuhet se duhani ndalohet dhe është i rrezikshëm e të tjera si këto, ka shenja tek dera e banjës pastaj pikërisht nën atë shenjë është tavlla e lavdishme. Kompanitë ajrore amerikane ndaluan duhanpirjen në fund të viteve ’80. Në vitin 1990 duhanpirja ndalohej në çdo fluturim nën 6-orë, sipas CNN. Pas vitit 2000 pirja e duhanit është ndaluar në të gjithë botën. Mos kjo do të thotë se avionet me të cilët udhëtojmë janë shumë të vjetër?

Fatmirësisht jo.

“Nuk lejohet të pish duhan, por disa njerëz e bëjnë ende,” tregon një stjuardesë, ndërsa shton se kap një rebel që pi cigare çdo gjashtë muaj. Pra nëse bën gabimin e jetës dhe pi duhan, duhet të ketë një vend të sigurtë ku ta shkundësh dhe fizkësh dhe ekzekutosh atë bisht të mallkuar. Nuk mund ta hedhësh në kosh ku rrezikon të marrin flakë sendet e tjera dhe bashkë me to gjithë avioni.

Ka një arsye të fortë pse linjat e fluturimeve duhet të jenë të kujdesshme. Në 1972-shin, 123 pasagjerë u vranë gjatë fluturimit nga Rio de Janeiro në Paris, pasi piloti u detyrua të ulej me emergjencë, sepse kabina ishte mbushur me tym. Shkaku? Një cigare.

Pra tavllat nëpër avione nuk janë sende zbukurime apo relike. As një ftesë për të pirë duhan, janë aty sepse ju zotëri/zonjë e dashur, nuk jeni të besueshëm!/Anabel/

SHKARKO APP