E frikshme, peshkaqeni i bardhë sulmon grupin e xhirimit

 

Këto pamje filmike tregojnë momentin tmerrues kur dy njerëz që qëndrojnë në një barkë të vogël sulmohen nga një peshkaqen i bardhë 6 metra.
Skuadra e filmit po xhironte dokumentarin “Lair of the Meagashark” në ishullin Steëard në Zelandën e Re kur u përpoqën të vendosnin një kamera në kurrizin e grabitqarit, i cili vendosi të godiste barkën dhe të kafshonte litarin që e lidhte barkën e vogël me atë kryesore.

Dy personat që ndodhen në barkë janë ekspertë peshkaqenësh, Jeff Kurr dhe Andy Casagrande.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata duket se i ka zënë paniku ndërsa peshkaqeni i bardhë përdor dhëmbët e tij të forta dhe bishtin për të tundur barkën, duke i vënë në rrezik personat mbi të.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për disa moment peshkaqeni zhduket, ndërsa ekuipazhi rigrupohet, megjithatë, ata shokohehn për herë të dytë kur peshkaqeni rishfaqet në sipërfaqe.

Ndërsa në sipërfaqe u shfaq edhe një peshkaqen tjetër, ekuipazhi vendosi që nuk ishte e sigurtë të lundroje me barka kaq të vogla në këtë zonë.

Një nga personat e përshkroi këtë eksperiencë si ‘torturuese’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?