E fundit/ Plagoset një person në Elbasan, është qëlluar me sende të forta në trup pas një konflikti
Lajme E Mërkurë, 31 Mars 2021 21:04
Një person është plagosur mbrëmjen e sotme në Elbasan si pasojë e nje konflikti në lagjen “Skënderbej” mes disa te rinjsh.
I plagosuri është qëlluar me sende të forta në trup, ndërkohë që burime bëjnë me dije se i plagosuri gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen motivet, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.