E FUNDIT/ Reagon për herë të parë Sali Berisha për humbjen e PD

Rruga drejt ringritjes kalon permes bashkimit dhe jo permes perçarjes e perjashtimit!

Te dashur miq,

rezultati i ketyre zgjedhjeve eshte larg atij qe ne te gjithe deshironim dhe prisnim. Pa asnje diskutim qe droga, krimi, pjesemarrja e administrates ne kundershtim me ligjin, pabarazia e madhe ne media ndikuan qartesisht ne rezultatin e tyre dhe bene qe keto zgjedhje te mos jene te lira dhe te ndershme ashtu siç i meritonin shqiptaret.

Te gjitha keto provuan dhe nje here se Edi Rama eshte armik i eger votes se shqiptareve. Por pavaresisht presioneve, krimit, antiligjit dhe parave te Norieges, arsyet dhe pergjegjesite per kete humbje te thelle te PD-se, si per rezultatin ashtu dhe sfondin e saj ne perputhje me praktikat me te mira te demokracive perendimore, duhet ti kerkojme dhe gjejme detyrimisht edhe tek vetja jone. Perndryshe na pret nje e ardhme e pasigurte!

Keto dite ne media ka shperthyer nje polemike e natyrshme lidhur me humbjen tone ne keto zgjedhje dhe shkaqet e saj. Drejtues por dhe anetare te thjeshte te PD kane kerkuar doreheqjen e kryetarit, i cili padyshim eshte pergjegjesi me kryesor por natyrisht jo i vetem per kete humbje.

Nga ana tjeter, kryetari i PD ka njohur pergjegjesine e tij personale kryesore per kete humbje. Statuti i partise parashikon hapjen e procesit te zgjedhjes se kryetarit te partise, dhe ky i fundit ka deklaruar se do te ngrije funksionet e tij si kryetar partie per kohen e procesit te zgjedhjes se kryetarit, per te mos ndikuar ne kete proces.

Une mendoj se menyra me e mire per te evidentuar shkaqet, per te percaktuar pergjegjesite e humbjes, eshte t’i japim ze dhe mundesi te gjithe strukturave dhe anetaresise se PD per te thene fjalen e tyre lirshem dhe me pergjegjesi ne analizen dhe ndryshimin e thelle qe nevojitet per te dale prej saj dhe ringritur perseri fuqishem Partine Demokratike.

Eshte e domosdoshme te kuptojme aresyet perse kutive te votimit u mungoi vota e 200 mije qytetareve qe kane votuar PD ne zgjedhjet e kaluara dhe pse pas kater vitesh, ne jo vetem mbetemi opozite, por marrim kete rezultat.

Mendoj se ne, ne keto rrethana, pavaresisht nga emocionet, kundershtite e pashmangeshme per situata si kjo, rendesi vendimtare ka qe PD t’u mundesoje te gjithe anetareve te saj nje proces te drejte, te ndershem, te barabarte dhe te pandikuar nga askush per te zgjedhur lidershipin qe ata mendojne dhe gjykojne se mund t’i çoje si nje opozite e fuqishme drejt fitores, sa me shpejt, te mendjeve dhe zemrave te shqiptareve.

Gjykoj se eshte detyrim ligjor dhe moral i çdo anetari apo drejtuesi te PD, te kontriboje ne integritetin, transparencen, besueshmerine e ketij procesi ne luajalitet te plote te vlerave dhe rregullave demokratike qe ndajme njeri me tjetrin!

Rruga e ringritjes nuk eshte kurre e lehte, ajo kalon permes BASHKIMIT dhe jo permes PERÇARJES as dhe PERJASHTIMIT.

Por une kam bindjen me te thelle se ne kemi vullnetin e hekurt, qe te bashkuar ta kryejme me sukses te plote ringritjen e fuqishme te Partise Demokratike qe presin sot me padurim antetaret, mbeshtetesit tane, pret e djathta shqiptare dhe miqte tane ne mbare Europen dhe boten.

Prandaj dhe ju ftoj te dashur miq, duke shprehur nje falenderim dhe mirenjohje te pakufishme ndaj te gjithe atyre qe votuan PD, le te angazhohemi ne me te gjithe energjite tona ne kete mision jetik per PD, per Shqiperine dhe demokracine e saj! Sb

SHKARKO APP