E gjen në hotel me dy djemtë, Zonja e Parë e Zimbabvesë rreh 20-vjeçaren

Zonja e parë e Zimbabvesë, Grace Mugabe, nuk është paraqitur në një gjykatë të Afrikës së Jugut si e pandehur për një rast sulmi fizik, edhe pse zyrtarët thonë se ajo e bëjë.

Policia e Afrikës së Jugut tha pasdite vonë se nuk e dinin se ku ishte znj. Mugabe.

Një e re 20 vjeçare nga Afrika e Jugut ka akuzuar znj. Mugabe se e ka goditur atë në kokë me një kordon zgjatje gjatë një konfrontimi në një hotel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo lëshoi një imazh të dëmtimit të fytyrës në internet. Zonja Mugabe nuk ka komentuar lidhur me ngjarjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gabriella Engels akuzoi znj. Mugabe, 52 vjeçe, se e goditi atë pasi e gjeti me dy djemtë e saj në një dhomë hoteli në Sandton, në veri të Johanesburgut.

Sulmi thuhet se ka ndodhur të dielën në mbrëmje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?