E gjithë familja Kardashian kundër shtatzënisë së Kylie
Edhe pse ende nuk është bërë një deklaratë zyrtare nga familja e saj e madhe e famshme por burime të ndryshme kanë konfirmuar për portalet online se askush nuk është pro kësaj shtatzanie.
Vetëm pak ditë më parë u bë publike se ajo është në muajin e katërt të shtatzanisë dhe është në pritje të një vajze e cila do të lindë në shkurt 2018.
Kylie Jenner dhe reperi Travis Scott janë mëse të emocionuar për këtë lajm dhe nuk kanë ngurruar ta ndajnë me miqtë e tyre të ngushtë. Sa i përket familjes së blogeres ata nuk e kanë pritur mirë këtë shtatzani duke treguar se Kylie është vetëm 20-vjeçe, shumë e re dhe shumë naive për t’u bërë nënë.