E-maili: Bankat sot në punë, të mos e bëjnë pushim

Vendimi i kryeministrit për të shpallur të hënën ditë pushimi për administratën publike, ka çorientuar jo vetëm këtë të fundit, por edhe sistemin privat.

Shumëkush që punon në kompani private, ka shpresuar se e hëna do të jetë pushim dhe për ta. Një debat i tillë është zhvilluar dhe në banka, por në fund, në mënyrë unanime është vendosur që e hëna të ishte punë.

Për të mos pasur më dilema, bankave u është dërguar që të premten pasdite një e-mail nga Shoqata e Bankave, ku thuhet se pavarësisht se administrata shtetërore e ka pushim të hënën, të gjitha bankat e nivelit të dytë kanë marrë vendim unanim që ditën e hënë do të jenë të gjithë në punë.

 

SHKARKO APP