E moshuara në Farkë i ofron Tahirit byrek, Rama: Të duket Saimiri si ata të tepsisë?

Kryeministri Edi Rama ishte prezent sot në një drekë familjare në Farkë. Pas bashkëbisedimeve të ndryshme në lidhje infrastrukturën e zonës, nuk munguan as batutat.

Në një moment, e moshuara e familjes i ofroi byrek kreut të Partisë Socialiste në Tiranë, Saimir Tahiri. Aty ndërhyri kryeministri duke i thënë se Tahiri nuk ha shumë se nuk i përket atyre të tepsisë.

“Të duket Saimiri nga ata që hanë shumë? Jo, jo nuk është fare ashtu, nuk i përket atyre të tepsisë ky,” tha Rama.

Kreu i qeverisë madje i shërbeu grave të familjes duke i servirur pjatat ndërsa për meshkujt tha se duhet t’i shërbejnë vetes.

Fjala “tepsi” është kthyer tashmë objekt i fushatës së kryeministrit Rama në çdo qytet ku shkon, duke iu referuar LSI-së dhe partive të vogla që duan të jenë pjesë e pushtetit.

 

SHKARKO APP