“E ndjej si detyrë qytetare, por jam e pakënaqur”, qytetarja voton në minuten e fundit
Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe pakënaqësisë ndaj alternativave politike, një qytetare e moshuar nga Vlora ka zgjedhur të marrë pjesë në votimet e pjesshme vendore, duke e cilësuar aktin e saj si një detyrë qytetare.
“Tani pushoi shiu dhe rrugët e qytetit ishin mbushur me ujë. S’kishim nga kalonim. Kam frikë se bie, thyej ndonjë kokë ose këmbë. Erdha se e ndjej si detyrë dhe jam e ndërgjegjshme. Duhet bërë kjo detyrë qytetare,” u shpreh ajo.
Megjithatë, qytetarja nuk e fshehu zhgënjimin ndaj kandidaturave në garë, duke theksuar mungesën e profesionalizmit dhe humbjen e shpresës tek shumë banorë të Vlorës.
“Jam shumë e pakënaqur nga kandidaturat sepse nuk kanë aftësi profesionale. Vlonjatët janë të pakënaqur, nuk kanë më shpresë. Kjo është arsyeja pse e kanë bojkotuar,” shtoi ajo.

KOHA JONË SONDAZH

