E ngarkuara me punë e SHBA-ve takon ministren Spiropali: Të përkushtuar për përballimin e sfdiave të reja
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua ditën e sotme me ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, e cila së fundmi ishte në SHBA ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së.
Në një njoftim të ambasadës amerikane thuhet se aleatët e SHBA-së janë të përkushtuar në përballimin e sfidave të reja që ka sjellë koha.
“Aleatët e përkushtuar të NATO-s sigurohen që të jenë të përgatitur për të përballuar sfidat e reja të kohës sonë – përfshirë shpenzimet e qëndrueshme në fushën e mbrojtjes për sigurinë afatgjatë, bashkëpunim të ngushtë për të luftuar organizatat kriminale ndërkombëtare dhe kushte të drejta ekonomike që u mundësojnë bizneseve të lulëzojnë. E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi një bisedë me Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në rolin e saj të ri, pas javës së nivelit të lartë të Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së”, shkruhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.
KOHA JONË SONDAZH

