E para në listën e Tiranës, kandidatja e PS shkel ligjin pasi…(FOTO)
Përmes disa fotove të publikuara në rrjetet sociale, denoncohet kandidatja e PS-së, Elona Gjebrea, e para në listën e Tiranës, për shkelje të ligjit.
Gjebrea është fotografuar teksa ka hyrë brenda qendrës së votimit te shkolla “Kushtrimi i Lirisë”.
Gjebrea, deri dje zv.ministre e Brendshme por sot kandidate e PS-së, është fotografuar në shoqërinë e personave të tjerë që futet brenda qëndrës së votimit, gjë që u ndalohet në mënyrë kategorike kandidatëve.