E porsalindura çmend internetin (VIDEO)

Një foshnje e porsalindur mezi e ka pritur momentin e takimit me të ëmën pas 9 muajsh brenda në bark, sa në momentin që doktorët i afruan bashkë, nuk donte t’i shqitej! Brenda Coelho de Souza, 24-vjeç, lindi vajzën Agata Ribeiro Coelho me prerje cezariane në 5 prill në spitalin Santa Monica në Brazil.

Menjëherë pas lindjes, Agata e vogël u afrua me të ëmën, i vendosi dorën rreth qafës dhe po e shtrëngonte më në fund në takimin e shumëpritur.

“Ishte një moment i pabesueshëm kur vajza ime më përqafoi për herë të parë. Ekipi i mjekëve ishte i shkëlqyeshëm dhe u surprizuan që reagoi në atë mënyrë, nuk mund ta besonin se sa e dashur ishte”,-tha ajo.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=lwJSi3vLSfY” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP