E radhë; Dasma Shqiptare në vendin ku “luftohet” (FOTO)

Dasmat Shqiptare gjithmonë janë të veçante por kjo është e çuditshme, pasi çifti Shqiptar ka realizuar martesën aty ku ka luftë, forcë dhe ndonjëherë edhe incidente të rënda.

Albano dhe Doroneta janë martuar në stadiumin e sapo-inauguruar Loro Boriçi në Shkodër. Albano Stokaj ka qenë aty si gjyqtar i Kategorisë së Parë por këtë herë ishte aty jo si një arbitër ndeshjeje por si bashkëshort i Doronetës, e cila është farmaciste.

Në një intervistë për Newsport.al, ai është shprehur se ka qenë pasioni i tij për futbollin që e ka shtyrë të zgjedhë që martesën, ta bëjë në një fushë futbolli. ”Ideja ishte e imja, pasi unë jam rritur në fusha dhe e kisha ëndërr që ditën e martesës të bëja fotografi në stadium’ Madje, aq këmbëngulëse ka qenë kjo ëndërr e Albanos, sa nëse ‘Loro Boriçi’ nuk do të kishte përfunduar se rikonstruktuari, ai do të gjente patjetër një stadium tjetër: ‘Do të shkonim në Elbasan Arena”, thotë ai.

Doroneta, e cila është farmaciste, është shprehur se nuk ka qenë e pasionuar pas futbollin por prej Albanos i ka mësuar të gjitha ekipet e futbollit, stadiumet shqiptare dhe rregullat e arbitrimit.

R.Sh

b98c7f16bc0e50231a40156cf94356ac

83f3dcc2f869ac94f54aec34252babec

SHKARKO APP