E RËNDË/ Gazetari denoncon live: Një nga bandat në Elbasan më ka kërcënuar me jetë

Gazetari i News24 Artan Hoxha ka bërë një denoncim të rëndë sot nga studio e emisionit “Studio e Hapur” në News24. Ai tha live në emision se është kërcënuar për ngjarjen në Elbasan që ditën e parë që ka folur për ngjarjen.

“Mua më kanë kërcënuar ditën e parë që kam denoncuar ngjarjen në Elbasan.
Pjesëtarë të grupit kriminal që janë atje. Unë nuk dua që të bëjë atë që i bëri policisë atje. Mos të guxojë që t’i thotë gazetarit që mos më përmend emrin. Unë s’po merrem me Elbasanin më, po zbres këtej nga Jugu…”, tha Hoxha.

I pyetur nëse e ka denoncuar kërcënimin, Hoxha pohoi por shtoi se nuk zgjidhet. Ai theksoi se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje. Por gazetari i News24 foli për mbështetje të krimit.

“Kam denoncuar edhe nuk zgjidhet, e di sa ngjarje kanë ata në polici. Unë e kam marrë përsipër atë gjë. Krimi merr kurajën të kërcënojë qytetarët, mediat, policinë kur i ka krahët e ngrohta”, tha Hoxha.

 

 

SHKARKO APP