E rëndë në Patos! I moshuari hidhet nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Patos. Raportohet se një 71-vjeçar ka humbur jetën pasi u hodh nga kati i pestë i pallatit.

I moshuari është identifikuar me inicialet K.Xh. Sipas njoftimit të policisë, i moshuari ishte në gjendje të rënduar psikologjike, çka ka sjellë dhe ndërmarrjen e këtij akti ekstrem.

Njoftimi i policisë:

Patos. Informacion paraprak: Sot rreth orës 12:10, në lagjen “Naftëtari”, Patos, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit shtetasi K. Xh., 71 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

SHKARKO APP