E rrallë, gruaja ngel shtatzënë dy herë brenda një muaji (Video)
Ndodh shumë rrallë që një nënë të ngelë shtatzënë ndërkohë që është në një barrë, por duket se këtë shans e ka pasur një çift turk të cilët janë bërë prindër të dy fëmijëve, me një diferencë prej 4 javësh nga njëri-tjetri.
Historia i takon çiftit Eder dhe Sevinç Çelik, të cilët pas një kontrolli tek mjeku gjinekolog mësuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Një muaj më vonë kur ata shkuan për kontrollin e dytë, mjeku i habitur u tha se tashmë në barkun e nënës ishin dy foshnje, edhe pse fetusi i dytë ishte shumë herë më i vogël se i parë.
Të shokuar nga rasti, ata u konsultuan me disa mjekë të cilët pohuan se ishte hera e parë që po përballeshin me një histori të tillë, megjithatë fëmijët dukeshin të shëndetshëm dhe nëna kishte pasur një tjetër vezë pjellore një muaj pas ngjizjes së fetusit të parë.
Pas 9 muajsh, Sevinç solli në jetë të dy fëmijët e saj, ku fëmija i ngjizur më parë peshonte 2.5 kg, ndërsa i dyti 1.5 kg. Mjekët e mbajtën nën vëzhgim për 20 ditë fëmijën e dytë, dhe më pas ai është dërguar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Mediat turke raportojnë se ky është rasti i parë në Turqi, ndërsa në botë numërohen 11 të tillë. Prindërit shprehen tejet të lumtur për lindjen e dy fëmijëve të tyre, ku i dyti ishte surpriza më e madhe që nuk e kishin menduar kurrë më parë.
(