E rrallë – Kur në komandën e një avioni janë burrë dhe grua!

Të dy anglezë, shpesh pilotojnë bashkë një avion, një Airbus 320, të kompanisë “British Airways”. Komandanti : Nuk them kurrë që ajo është gruaja ime.

Të dy thonë, pothuajse betohen, që çdo mosmarrëveshje e mundshme lind në shtëpi dhe aty ngelet. Sepse kur jam në komandë, në bordin e një AirBus A320 me qindra pasagjerë të tjerë në shpinë, ekziston vetëm një rregull: personi në krah është vetëm një kolege. Asnjë përjashtim, shpjegon kompania, as edhe për oficeren e parë Hannah dhe komandantin Hugo Webb – 34 vjeç ajo dhe 32 vjeç ai – burrë dhe grua, prindër të dy fëmijëve (një vajzë dhe një djalë), por në të njëjtën kohë pilotë të British Airways në fluturimet brenda Europës, që shpesh rastisin bashkë në skuadër, siç ndodhi 28 korrikun e kaluar në seksionin Londër-Milano.

Takimi

Të dy e kanë origjinën nga Alresford, Hampshire, Hannah dhe Hugo kanë qenë regjistruar në të njëjtën shkollë fluturimi një duzinë vjetësh më parë. Por kur Asocation Press e ka pyetur atë që a kishte menduar ndonjëherë të martohej me Hugon. Përgjigjja e saj ka qenë e menjëhershme: “kurrë”. Të dy harrohen për një kohë, por jemi në 2011, kur të dy supozohen në British Airëays. 12 muaj më vonë janë aty duke shkëmbyer besim dhe duke premtuar dashuri të përjetshme. “Është argëtuese të fluturojmë bashkë”, konfirmojnë të dy. Edhe pse për t’i dhënë atij ose asaj përsëri “nuk ka ndonjë diferencë të fluturosh me bashkëshortin ose me një koleg çfarëdo”. Në cdo rast mes burrit dhe gruas mos vendosni zile, ose më mirë një kontrollor, siç specifikojnë pilotët, nga momenti që zilja është në Boeing, jo në AirBus.

Turnet dhe fëmijët

Hannah dhe Hugo nuk udhëtojnë bashkë çdo ditë. Por për efekt të rotacionit mes kolegëve nuk është e rrallë t’i shikosh bashkë. “Operojmë të dy seksione me rreze të shkurtër dhe kjo na lejon të flejmë në shtëpi pjesën më të madhe të muajit”, shton komandanti Webb. Turnet, pastaj “të lejojnë të shikosh fëmijët si gjatë javës edhe gjatë ëeekendit”. Po kur janë të dy në të njëjtin fluturim si sillen? Beh, prezanton Hannah të gjithë pasagjerët para ngritjes, por le të themi që nuk e specifikoj që është gruaja ime”, nënvizon Hugo. Në kabinën e pilotimit ka ardhur secili me motivimet e tyre. Hannah për shembull, dontë të udhëtonte. Shumë. “E kisha këtë dëshirë për të shkuar jashtë qysh kur isha e vogël”, kujton gruaja. “Doja edhe të jetoja duke u spostuar nga një qytet në tjetrin”. Jo rastësisht, pasi ka kursyer në cdo mënyrë këto tre vjet, kur mbushi 16 vjec, ka shkuar të vizitojë Australinë. Kurse, burrit i është ngulitur në kokë të pilotojë rastësisht. Kur babai hapi një shoqatë, pa qëllim fitimi për të  përballuar një rrjet helikopterësh të Mbretërisë së Bashkuar, ai thirret për të bërë “kavjen” gjatë një ushtrimi. “Ndërkohë që shkoja të bëja këtë pjesë, më premtonin që nuk do ngjitesha kurrë më në një ambulancë ajrore. Por një herë në ajër ka qenë dashuri me shikim të parë. Ose pothuajse.

Fluturimi

Dhe ja tani, të nisur me motivacione të ndryshme, por të bashkuar nën të njëjtën cati në shtëpi dhe në punë. Fëmijët, në vazhdim, përfundojnë si ato duke shijuar ajrin në AirBus. “I marrim me vete disa herë”, thonë. “Djali jonë ka ardhur në Milano, ndërsa motra na ka shoqëruar në Lisbona për disa net”. Ja, përsa i përket vendndodhjes, kërkon prefencat e tyre përkatëse. Për Hanaah  Aman, Jordania, Deti i Vdekur dhe Petra jane destinacionet –edhe të punës – të preferuara. Për Hugon fiton Roma, “sidomos falë arkitekturës së saj”. Por ky ndryshim – si gjithë të tjerat – mbetet mes mureve të shtëpisë, riafirmojnë. Sepse pak minuta para ngritjes janë vetëm komandanti Hugo dhe oficerja e parë Hanaah.

SHKARKO APP