E rrallë/ Në Kinë lind macja me dy fytyra (Foto)
Lajme E Martë, 13 Korrik 2021 23:40
Macja nga Kina e cila ende është pa emër, ka lindur me dy fytyra. Fatkeqësisht, macet nga Chongqing në jug-perëndim të Kinës ngordhën vetëm dy ditë pasi ato lindën. Macet me një gjendje të tillë janë të njohura si “Mace Janus”.
Dhe jo të gjitha macet “Janus” ngordhin shumë shpejt pas lindjes. Macja më e vjetër “Janus”, FrankenLouie, kishte jetuar 15 vjet, e cila edhe ka hyrë në librin Guinness për rekordin e jetëgjatësisë së “Maceve Janus”.