E Shenjta nuk pranon ndarje
Nga Mërgim Korça
Sinqerisht dhe pa as më të voglën rezervë,përkundrazi,dua t’ia bëj të njohur lexuesit se e konsideroj një fat të madh timin njohjen dhe në vazhdime dhe miqësin’e lindur e mëpastaje dhe të kultivuar me të ndjerin Baba Rexhebin, themeluesin si edhe Udhëheqësin Shpirtëror të Teqésë Bektashjane të Detroitit.
Nuk ka ditë të mos kujtoj konsiderata, pohime si edhe shfaqje mendimesh nga ana e Tij për probleme, kryesisht sa i takon vëndit tonë, e doemos pastaj edhe më gjerë. Mirëpo nga që dy a tri javët e fundit ka qe në shumë aktual problemi i emërimit apo i mosemërimit të poetit dhe shkrimtarit të madh Visar Zhitit si përfaqësues i Shtetit Shqiptar pranë shtetit te Vatitkanit te Selisë së Shënjtë, në mënyrë të menjëherëshme parakalojnë para syve të mëndjes arësyet q’u nxorri si shkaqe Presidenti pse kjo kandidature të mos miratohej. E doemos, shqyrtuar nga ky këndvështrim, gërshetohen pastaj aq arësye sa që hajde e ndiqe pastaj fillin kryesor, i cili ndikon që ky problem të mbetet akoma pezull si beme dhe si ndjesi.
Fillimisht qé p.sh.ndihmës Arqipeshkvi i Arqipeshkvísë se Tiranës dhe Durrësit si edhe njëkohësisht Sekretarii Përgithshëm i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot George Anthony Frendo,,I cili u shpreh se përfaqësuesi shqiptar pranë Selísë së Shënjtë në Vatikan duhej të ishte besimit katholik. Mbas reagimit të menjëhershëm që ngjalli deklarata e tij në shtyp, nd/Arqipeshkvi u tërhoq pa vonesë duke deklaruar se n.q.se Z.VisarZhiti qé fyere dhe prekur nga deklarata e tij, ai, (Monsinjori), ishte i gatshëm t’i kërkonte falje, por… duke theksuar se ai kishte thënë vetëm se “… kishte me qenë më e përshtatëshme që Ambasadori në Vatikan të ishte katholik…”. Nga që nuk i kemi vënë vetes qëllim të polemizojmë me ç’thá pa lé edhe si i tha këto Monsinjori Frendo, sjellim tashti bindjet fetare të Mendimtarit të Madh Baba Rexheb-it në themelin e të cilave zinte vend pohimi I Tij madhor se si “… Të gjithë monotheistët që besojnë një Zot të Vetëm edhe Atij dhe i luten, nuk ka asnjë kuptim të jenë të ndarë në besime të ndryshëme fetare! Ata duhet të jenë të integruar në një besim fetar të vetëm ! Dhe këtu pastaj i ndjeri Baba Rexheb-i sillte si shëmbull Henrikun e VIII-të të Anglisë i cili donte t'pshte jo vetëm mbreti Anglisë, por edhe udhëheqës i gjithë të Krishterëve dhe egoizmi i tij e shtyu t'i ndante të Krishterët Anglezë ngaVatikani dhe sot e kësaj dite, falë atij egoizmi, britanikët janë të besimit Anglikan !
Pa hyrë në diskutime, pa lénë krahasime mendësíshë fetare karakteri filozofik, deshëm të vemë në dukje se sa gjithëpërfshirës ishte mendimi si edhe këndvështrimi filozofiko – fetar i të ndjerit Baba Rexheb-it ! E kjo, duke krahasuar dy personalitete të shquara fetare lidhur me gjerësín’e këndvështrimeve të tyre të ndërsjellë :njeri sa i takon vetëm një besimi fetartë të gjithë monoteistëve an’embanë botës, kurse tjetri lidhur me besimin fetar të njëpersoni të vetëm, përfaqësuesit të një shteti laik, pranë Selisë së Shënjtë !
Përgjatë kësaj hullije, nga që qëllimi ynë është të vemë në dukje qëndrim e të cilët nuk ishërbejnë aspak asaj që ne mundohemi, kur na vjen përshtat, t’ia drejtojmë projektorët, (bashkëjetesës dhe mirëkuptimit vëllazëror ndërmjet besimeve të ndryshëme fetare në vëndin tonë), ësht’edhe pozicionimi ndaj emërimit të VisarZhitit si ambasador në Vatikan, sepse duhet të jemi të bindur se Credo-ja e VisarZhitit është po ajo e prelatëve pararendës të sotmë : PËR FE E ATDHE, i pasuar ky pohim nga ai i Vaso Pashë Shkodranit që thotë se :
FEJA E SHQYPTARIT ASHT SHQYPTARIJA ! Nje rast rast I shkelqyer ky, perbashkues i Visar Zhitit, qe edhe Presdidenti i Republikes te ndjehej ne lartesine e ceshtjes dhe vazhdues i nje ideje te qenesishme, sa ideale, po aq historike e aktuale.
Kështu vetëdhënja e mendimit se pranë Selisë së Shënjtë do të qé më e përshtatëshme të dërgohej një ambassador katolik, ishte një shije e hidhur që na la në gojë për herën e tretë, Kryesija e Kishës Katholike Shqiptare. Pse e theksoj “përherën e tretë”? Që lexuesi t’i ketë sa më të qarta ndjenjat si edhe pikëpamjet tona, po shkëpusim dhe vendosim këtu një paragraf të një letrës drejtuar Imzot Rrok Mirditës në muajin shkurt të vitit 2010, (e cila letër është botuar në version të plotë – M.K.) :
I nderuem Imzot Mirdita,
Mâs’parit lus Zotin e Madh, të vetmin si edhe të të gjithmonoteistëve, të jeni mirë me shëndet.
Mbas takimit tone të vjetës shkueme ku diskutueme gjânë pikpamjen T’uej si edhe t’êmen rreth mospërfshîmjes në listën e Martirve të Kishës Katolike Shqiptare të figurës ndër mâ të shquemet të Klerit Katolik Shqiptar si edhe të nacionalizmë se dhe intelektualve të vêndit tonë, Patër Anton Harapit, në fund të bisedës, megjithse u ndame shum miqësisht, gjithsecilli i qindroi në pozitat e tija fillestare. Kjo gjâ doemos nuk kishte se si me më pasë bâ me u largue prej Arqipeshkvisë në gjêndje shpirtnore të gëzueme,,,
,,,S’parit e kryesorja âsht se si,,, (…kujtoj…) nuk u gjetën në aeroportin “NânaTerezë” të Rinasit m’i pasë pritë ato qi përfaqsojshin, tashmâ 94 vjete mbas ndërrimit jetë, mbetjet trupore të Dom Nikoll Kaçorrit. Kah ky fakt njallë disprim si edhe mërzí,
…kjo mungesë çon ujën’mullînin e atynet’ paféve… të ish diktaturës në Shqypni… !
Kështu që pozicionimi ndaj emërimit potencial të Z.Visar Zhiti, më nxiti t’i shkruaj këto radhë më se të sinqerta edhe unë, duke qenë i besimit musliman, trashëguar nga prindët tanë si edhe VisarZhiti por, të mëkuar nga prindët tanë t’i konsiderojmë të gjitha besimet fetare si besime vëllezërore. Kjo edhe arësyeja që më shtyri t’i hedh dritë si i kam shikuar unë, (ndonëse jo katolik), qëndrimet pararendës,,, dhe si e kam trajtuar problemin sikur të kisha qenë unë vetë katolik. Se pari jemi njerez te Zotit dhe te Atdheut, në ndihme te njeri tjetrit e jo pengesa te pa vend.
Inxhinier dhe studiues, SHBA