E shtuna e ngrohtë dhe me diell/ Fundjava nis me temperature 28 gradë

Vlerat e larta barike do të sjellë në territorin Shqiptar dominim të motit të kthjellët gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit.Ndërsa në orët vijuese priten kalime vranësirash, më të mundshme në skajin verior duke rrezikuar shira të izoluar.

Sipas MeteoAlb. temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke sjell në det dallgëzim 3 ballë.

SHKARKO APP